Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, është konferencë e nivelit të lartë e cila do të mbahet nga data 31 Maj deri me 05 Qershor 2018, në Hotel Emerald.
E organizuar si bashkëpunim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Përfaqësues së Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë / Zyrën e Bashkimit Evropian (EU/EUSR), Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kjo konferencë do të përmbajë panele, diskutime, intervista dhe tryeza të rrubullakëta.
Zyrtar, ekspert,aktivist dhe organizata te shoqërisë civile do të janë të pranishëm për të diskutuar tema si ndotja e ajrit, menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, tranzicioni i energjisë, ndryshimet klimatike dhe shumë tema të tjera.
Bashkohuni me ne, e ardhmja e qëndrueshme mund të filloj SOT!